Ndërmarrja Publike Banesore SH.A, ka nisur sot aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër vite.
NPB në përgjigjen e dhënë, thotë se borxhi arrin vlerën rreth 1 milion euro.
“Ndërmarrja Publike Banesore SH.A, ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite nga shfrytëzuesit e këtyre lokaleve të cilat janë pronë e NPB-së. Borxhet e akumuluara arrijnë vlerën rreth 1 milion euro”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, theksohet se “ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim pasi NPB u ka ofruar shfrytëzuesve brenda afateve ligjore të kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Ndërmarrjes dhe një gjë e tillë nuk është respektuar”.
Aksioni përfshiu rreth 40 prona.