Prishtina do të furnizohet edhe me 2 mijë kontejnerë të rinj për mbeturina.
Kjo u bë e ditur nga drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës.
Të cilët edhe kanë ndarë pamje nga arritjet e para të këtij furnizimi.
“Kryeqytetin po e furnizojmë me 2000 kontejnerë të rinj për mbeturina! Vazhdojmë përpara, me hapa të sigurt drejt një Prishtine më të pastër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.