Rënia e temperaturave pritet të ndikojë edhe në rritjen e numrit të pacientëve me grip sezonal.
Mirëpo deri me tani, sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ky numër nuk është i lartë.
Madje sipas tij, sivjet pritet që numri i pacientëve të prekur të jetë më i ulët për shkak të vaksinave kundër këtij grip.
“Rastet janë të pakta nuk ka raste të shumta, normalisht me ndryshimin e kohës nuk është vetëm gripi sezonal por ka edhe ftohje dhe probleme të tjera të cilat e ngatërrojnë dhe mund duken si viruse sezonale si gripe sezonale mirëpo deri me tani nuk kemi një fluks të madh të pacientëve, tani presim ndryshim më të mëdha të kohës dhe presim rritje të numrit. Mirëpo deri më tani kemi dhënë mbi 9500 vaksina dhe sivjet presim një gjendje shumë me të gjet sa i përket gripit sezonal”, tha drejtori i QKMF-së në Prishtinë.
Infektologu, Hamdi Ramdani ka treguar simptomat kryesor të kësaj viroze.
“Shfaqet me temperaturë e cila në mjekësi njihet si temperaturë gripale që mund të shkojë nga 30 -39, por kjo temperaturë mund të bije edh enë 36. Pra dhimbje të terë trupit dhimbje të kokës ethe me temperaturë djersitje dhe normalisht”, tha infektologu Hamdi Ramadani.
IKSHPK javë më parë kishte kërkuar nga persona mbi moshën 65 vjeçare që të kenë kujdes nga gripi sezonal si dhe koronaviursi.