Disa herë me radhë dështoi, por sot më në fund u miratua buxheti për vitin 2025.
Këtë arritje e përshëndeti nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj.
Zogaj falënderoj krejt ata që kontribuan në arritjen e këtij rezultati, teksa tha se tani mbetet puna dhe përkushtimi për ta zbatuar këtë buxhet në të mirë të secilit qytetar.
“Mirënjohje për të gjithë asamblistët që kontribuan në këtë proces, për ekipet tona profesionale dhe për qytetarët që me idetë dhe sugjerimet e tyre ndihmuan në krijimin e një buxheti gjithëpërfshirës”, tha Zogaj.
Postimi i plotë:
Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar dhe miratuar Buxhetin e Kryeqytetit për vitin 2025 – një dokument kyç që reflekton prioritetet tona për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Ky buxhet është rezultat i një pune të kujdesshme, konsultimeve të vazhdueshme dhe dialogut me komunitetin për t’u siguruar që çdo cent i investuar të ketë impakt të ndjeshëm në fusha jetike si:
Arsimi dhe infrastruktura shkollore,
Shëndetësia dhe shërbimet sociale,
Mjedisi i pastër dhe gjelbërimi,
Rrugët, transporti dhe infrastruktura publike,
Zhvillimi ekonomik dhe kultura.
Mirënjohje për të gjithë asamblistët që kontribuan në këtë proces, për ekipet tona profesionale dhe për qytetarët që me idetë dhe sugjerimet e tyre ndihmuan në krijimin e një buxheti gjithëpërfshirës.
2025-ta është një vit i mundësive të reja për Prishtinën! Tani na mbetet puna dhe përkushtimi për ta zbatuar këtë buxhet në të mirë të secilit qytetar.
#Prishtina2025 #Buxheti