Sveçla e quan “aksion simbolik” demolimin e mikrofonit në Kuvendin Komunal, ja pse e bëri

Prishtina

Sveçla e quan “aksion simbolik” demolimin e mikrofonit në Kuvendin Komunal, ja pse e bëri

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, e ka arsyetuar dëmtimin e pajisjeve në sallën e Asamblesë në Prishtinë pasi aty është votuar buxheti për vitin 2025.

Sipas tij, ai është munduar ta ndal mikrofonin që “të ndalen projekte qe e dëmtojnë qytetin”.

“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë me miratimin e buxhetit, bëhet fjalë për defunksionzim e mikrofonin i cili u funksionalizua serish, nuk bëhet fjalë për vandalizëm të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për një aksion simbolik që të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merreshin disa vendime që janë të dëmshme për qytetarët e Prishtinës. Qytetarëve të Prishtinës ju kërkoj falje për imazhet, ka të bëjë me animim e planeve dhe projekteve që ngufasin qytetin”, u shpreh Sveçla.

Tutje, tha se si parti nuk kanë qenë në dijen që dy asamblistë të tjerë të kësaj partie do të merrnin pjesë në seancën, të cilën u votua buxhet i Komunës së Prishtinës.

Svecla ka shtuar se kanë kërkuar sqarim nga kolegët se pse kanë marr vendim që të marrin pjesë në seancën e sotme.

Ai tha se mbete në dorën e organeve të partisë se çfarë do të ndodh me të dy asamblistët.

“Jo ne nuk kemi pas njoftim se ata do të marrin pjesë në seancë, çështje e tensionimit gjatë bisedës që kemi bërë është se ne kemi kërkuar shpjegim se pse ka ndodhur kjo. Se Çfarë do të ndodh me ta janë organet e partisë të cilët e vlerësojnë këtë”, tha Sveçla.

Sekretari Egzon Azemi, ftoi Prokurorinë e shtetit që t’i hetojë siç i quajti ai, pazaret që po ndodhin në Prishtinë.

“Ftojmë Prokurorin dhe organet e drejtësisë që të reagojnë përballë pazareve milionëshe që po ndodhin në Kryeqytet. Devollët dhe biznese të ndryshëm përveç se e kanë në dore ekzekutiv kanë filluar blerje e asamblistëve komunal. Nga këtu i lus që të ndalet ky projekt i dëmshme”, u shpreh Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat