“Imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte”- Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin

Prishtina

“Imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte”- Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Shefi i asambleistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka demoluar një mikrofon në sallën e kuvendit Komunal gjatë seancës së sotme.

Ai ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Këtë e tha vetë Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.

Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë.

Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.

Ai ka shtuar se aksioni i tij ishte një protestë për të denoncuar një “pazar të madh” që po ndodh në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat