Jeta Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se veprimi i Gëzim Sveçlës nga Lëvizja Vetëvendosjes është i papranueshëm.
Ajo ka thënë se në seancën ku u votua buxheti për kryeqytetin kishte presion ndaj asamblistëve të LVV-së për të lëshuar seancën.
Ajo në emisionin “Ditari” , ka thënë se ky presion ka ardhur nga sekretari degës por edhe këshilltar të disa ministrave.
“Veprim i papranueshëm jo demokratik edhe veprimi i tij edhe ardhja e militantëve të strukturave tjera duke u bërë presion ndaj asamblistëve të VV-së që ta lëshojnë sallën, ato skena janë të papranueshme të cilat i kemi dënuar dhe do t’i dënojmë gjithmonë. Ka qenë sekretari i degës dhe qysh e kuptova unë kanë qenë edhe këshilltarë të ministrave”, ka thënë Rafuna.
Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë për shkak të dëmtimit të mikrofonit në Kuvendin Komunal.
Ai ka thënë se veprimi i tij ishte aksion simbolik, por Rafuna thotë se nuk ishte i tillë.