Sot, në oborrin e shkollës ‘Mehmet Gjevori’ në Prishtinë, është vërejtur një qen i racës pitbull duke shëtitur i lirë dhe pa mbikëqyrje.
Situata ka shqetësuar nxënësit dhe mësuesit, pasi një qen i kësaj natyre mund të paraqesë rrezik për sigurinë e fëmijëve.
“Për momentin nuk e kam lajmëruar situatën tek autoritetet, por ndiej detyrë morale ta ndaj këtë informacion me komunitetin. Nëse dikush e njeh këtë qen ose është pronari i tij, ju lutem ndërhyni sa më parë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm.
Po ashtu, ju ftoj të gjithë që të jemi të kujdesshëm dhe të njoftojmë autoritetet përkatëse (si komunën, organizatat për mbrojtjen e kafshëve ose policinë) për t’u siguruar që situata të zgjidhet në mënyrë të sigurt për të gjithë”, shkruan një qytetar në rrjetet sociale.