Qeni pitbull shëtit në oborrin e shkollës në Prishtinë, rrezik i madh për nxënësit

Prishtina

Qeni pitbull shëtit në oborrin e shkollës në Prishtinë, rrezik i madh për nxënësit

Nga: H.O. Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, në oborrin e shkollës ‘Mehmet Gjevori’ në Prishtinë, është vërejtur një qen i racës pitbull duke shëtitur i lirë dhe pa mbikëqyrje.

Situata ka shqetësuar nxënësit dhe mësuesit, pasi një qen i kësaj natyre mund të paraqesë rrezik për sigurinë e fëmijëve.

“Për momentin nuk e kam lajmëruar situatën tek autoritetet, por ndiej detyrë morale ta ndaj këtë informacion me komunitetin. Nëse dikush e njeh këtë qen ose është pronari i tij, ju lutem ndërhyni sa më parë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm.

Po ashtu, ju ftoj të gjithë që të jemi të kujdesshëm dhe të njoftojmë autoritetet përkatëse (si komunën, organizatat për mbrojtjen e kafshëve ose policinë) për t’u siguruar që situata të zgjidhet në mënyrë të sigurt për të gjithë”, shkruan një qytetar në rrjetet sociale.

Ja pamjet e publikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat