Rama pret Janko Cerkvenik, diskutohet për krijimin e shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet

Prishtina

Rama pret Janko Cerkvenik, diskutohet për krijimin e shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 19:00
Pamje nga takimi

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama të martën ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Zjarrëfikësve të Sllovenisë Janko Cerkvenik.

Kjo është bërë e ditur nga Rama përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjerash ai tha se në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet.

“Sot, bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica mirëpritëm Janko Cerkvenik, Kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë, dhe Franci Petek, Komandant Nderi i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë. Shkëmbyem përvoja dhe diskutuam se si mund të ndihmojmë në krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë në Prishtinë.

Kryeqyteti mbetet gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë sonë për emergjenca”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat