Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla është arrestuar për veprimet e njëjta.
“Si pamje dhe si veprim mund të duke jo e mirë, por nëse e vëreni z.Sveçla e arsyeton këtë veprim si mjet politik ose si akt simbolik. Z.Sveçla është i afërt i ministrit dhe ai arrestohet”, ka thënë Rexhaj.
Për demolimin e pajisjeve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë të hënën nga Policia e Kosovës.