Rexhaj komenton veprimet e shefit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

Prishtina

Rexhaj komenton veprimet e shefit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:28
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla  është arrestuar për veprimet e njëjta.

“Si pamje dhe si veprim mund të duke jo e mirë, por nëse e vëreni z.Sveçla e arsyeton këtë veprim si mjet politik ose si akt simbolik. Z.Sveçla është i afërt i ministrit dhe ai arrestohet”, ka thënë Rexhaj.

Për demolimin e pajisjeve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë të hënën nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat