Mungesa e ujit në Prizren, çfarë po ndodh? – Flet Fadil Berisha, Drejtori i Hidroregjionit Jugor

Prizreni

Mungesa e ujit në Prizren, çfarë po ndodh? – Flet Fadil Berisha, Drejtori i Hidroregjionit Jugor

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 10:46
Prizreni

Qytetarët e Prizrenit po përballën me mungesë të ujit të pijes.

Krejt kjo si pasojë rënies së nivelit të burimeve të ujit prej nga furnizohet Prizreni me ujtë pijes.

Drejtori i Hidroregjionit Jugor, Fadil Berisha një linjë direkte është inkuadruar në emisionin “Adresa e ankesave” ka folur për problemin e mungesës së ujit të pijes në Prizren.

“Për shkak të mungesës së reshjeve gjatë verës, ka filluar rënie e nivelit të burimeve që fatkeqësitë varet kryesisht nga reshjet, ngase nuk kemi liqe artificial. Kjo është përsëritë herën e fundit në vitin 2011 dhe tash këtë vit”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se janë të detyruar të aplikojnë reduktime të furnizimit me ujë të pijes.

“Për me i trajtuar konsumatorët njëjtë, në dy lagje kryesore kemi qenë të detyruar të aplikojmë reduktime”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se zgjidhja më afatgjate për furnizimin me ujë të pijes është rregullimi i një liqeni artificial.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat