Gëzimet e Bajramit, ndjenjat dhe meditimet

Religjion

Gëzimet e Bajramit, ndjenjat dhe meditimet

Më: 10 prill 2024 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Festat, sipas natyrës dhe kuptimit të tyre, pos gëzimeve fizike, shpirtërore dhe ngazëllimeve, bartin porosi të ndjenjave dhe meditimeve intensive për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

Këto ndjesi janë në gjendje që ta transformojnë pozitivisht personalitetin dhe shoqërinë në drejtim të përparimit individual dhe kolektiv.

Besimtarët, sipas zakonit, në ditët e kaluara të muajit kanë agjëruar dhe janë përmbajtur nga të gjitha sfidat dhe në këtë mënyrë janë përgatitur për ditët e Fitër Bajramit, posaçërisht gëzimin shpirtëror e gjejnë në atë që në njëfarë mënyre kanë mbizotëruar veten dhe kanë dëshmuar që mund të kenë vetëkontroll.

Sipas përkushtimit dhe traditës, Bajrami është festë e vullnetit të mirë dhe e emocioneve pozitive, në të cilat myslimanët, pos kohës së kaluar në rrethin familjar dhe gëzimeve që, siç thonë, nuk zëvendësohet me asgjë tjetër, gëzimin e ndajnë me fqinjët dhe miqtë e tyre, gjë që, është shumë me rëndësi, sepse kështu zhvillohen solidariteti dhe bashkëndjesia.

Me pak fjalë, Bajrami na kujton bereqetin e kohës së Ramazanit, kohën e cila është pas nesh dhe e cila na ka dhuruar gëzimet e festës, dhuratat dhe kënaqësinë. Mirëpo, edhe na tërheq vërejtjen: edhe pas Ramazanit mund të agjërojmë vullnetarisht dhe të falemi, të mendojmë për nevojat e njerëzve të tjerë.

Pra, pas Bajramit duhet të vazhdohet me vepra të reja, sepse veprat tona nuk pushojnë me kalimin e Ramazanit.

Bajrami është për të na kujtuar se si në kohën e Ramazanit kemi ndryshuar pozitivisht dhe se si duhet të qëndrohet në këtë rrugë, duke kërkuar ndihmë nga i Madhi Zot, i cili fuqinë e vet ua jep besimtarëve të sinqertë.

Krahas me porosinë e vet të ndjenjave të Ramazanit të Bajramit, na drejton në meditime të ndryshme dhe në shumë mësime.

Ndjenjat dhe meditimet e Bajramit, pos kësaj që e theksuam më sipër, na kthejnë në kujtimet mbi fillimet vetjake dhe rrënjët shpirtërore në kuptimin historik dhe shpirtëror. 

comment1 koment
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat