Derisa partitë kanë rënë në hall se cilin ta kandidojnë dhe emërojnë për president, tashmë një figurë markante dita - ditës gjithnjë e më shumë po profilohet. Dhe kjo figurë tashmë është zoti Gucati, përfaqësues i OVL e UÇK.
Nën organizimin e zotit Gucati përfaqësuesit e OVL dhe UÇK, veteranët e luftës, ata me lista, e ata pa lista, dolën në mbrojtje të vlerave të luftës, dolën në kundërshtimin e Gjykatës së Hagës, të cilën ia kishin imponuar Kosovës dhe po kërkojnë lirimin pa kushte të katërshes në krye me Thaçin nga kjo gjykatë.
Edhe më herët ishte bërë me dije, se nëse dënohen katërshja në krye me Thaçin, do të ketë luftë në Kosovë. Armiku s´ishte përcaktuar, por zoti Gucati tha pikërisht sot edhe një herë: nëse nuk kalon Rezoluta nga Kuvendi, nuk do të jetë situatë e mirë, as për ne, e as për ata. Fjala ne, e ata, siç duket ka një mesazh të koduar.
Zotin Gucati nuk e dimë se sa e vlerësojnë në opinion, por ai ka fituar përkrahje gjithnjë e më shumë, si brenda Kosovës por edhe jashtë saj. Siç është e njohur ai protestat ka arritur ti shtrijë jo vetëm brenda Kosovë, po edhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe SHBA dhe Australinë.
Ecurisë së protestës, shtysë të fuqishme i ka dhënë edhe qeveria e shtetit amë në krye me zotin Rama, i cili menjëherë pas gjykimit të katërshes së Kosovës e ka publikuar thënien brilante, MARRE, që është shpërndarë në mbarë botën.
Zoti Rama pasi s´kishte mundësi të ishte vetë prezent me rastin e fillimit të protestave në Kosovë, e dërgoi ministrin e tij zotin Balla, i cili zotit Gucati ia përcolli mesazhin nga kryeministri që protestat të vazhdojnë me çdo kusht, deri në lirimin e zotit Thaçi dhe të tjerëve.
Pra siç po shihet qeveria shqiptare po e aktivizohet sërish, me të njëjtin rol, si në kohën e luftës për t´i ndihmuar vëllezërit në Kosovë, por tash jo me ideologjinë marksiste – leniniste siç vepronin Enver Hoxha, Nano dhe SHIKU në krye me Klosin, por me një mision të ri, i cili po e udhëheq sot Shqipërinë.
Mendohet se zoti Gucati këtë famë sot, nuk do ta kishte arritur pa ndihmën e Lushtakut, Hamzës, Ganës, Grudës, Haradinajt, Vlora Çitakut etj. të cilët shpresojnë ta çojnë vendin në zgjedhje dhe ti shtojnë votat për partitë e tyre. Gjithashtu, nga qarqe të ndryshme supozohet se në një mënyrë apo tjetër, këtë ndihmë zoti Gucati e gëzon edhe nga Baton Haxhiut, Milaim Zeka, Buzhala, Lirim Mehmetajt, Dudia, disa media e qendra televizive etj. të cilët pritet të përfitojnë sado pak prej tij.
Nga të gjitha që u thanë, e do të thuhen këto ditë, në Kosovë ekziston edhe përshtypja e përgjithshme, që zoti Gucati të propozohej dhe të zgjidhej si president i Kosovës.
Këtë ai e meriton dhe e ka dëshmuar që nga dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së Kosovës në krye me zotin Thaçi.
Pra është i vetmi ai i cili arriti çdo natë ta mbushte Prishtinën me protestues, stoli dhe flamuj të UÇK. Organizoi që nëpër shëtitore të qytetit, gjerë e gjatë, të shiten plisa, flamuj, fanella, emblema dhe gjithçka që lidhej me UÇK, shqiptarinë dhe luftën në Kosovë.
Nëse zoti Gucati propozohet dhe emërohet për president, po ashtu do të ishte mirë që edhe Dudiçka të emërohej vice presidente. Edhe ajo këtë e meriton, si me angazhim e saj për Kosovën, gjithashtu edhe me pamjen vizuale të saj.
Mars - Rover (Satirë)