Këto janë arsyet se përse duhet të bëni seks çdo ditë

Seksi

Këto janë arsyet se përse duhet të bëni seks çdo ditë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:47
Ilustrim

Përmirëson gjendjen emocionale

Seksi ndihmon që të keni një gjendje të mirë emocionale. Kjo pasi që me emocionet tuaja jeni duke e rrethuar partnerin. Jeni duke i shprehur të gjitha ndjenjat dhe tregoni se si ndjeheni.

Kur lidheni me një person tjetër në nivel kaq të thellë, kjo ndihmon që të shënoni përmirësim në gjendjen emocionale.

Përfitimet fizike

Sa më shumë seks që të bëni, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj fizik. Kjo pasi që seksi e forcon sistemin kardiovaskular, këmbët, shpinën, ijët dhe muskujt tjerë. Gjithashtu, seksi ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Seksi e përmirëson gjendjen mendore

A e keni vërejtur këtë ndonjëherë? Kur ndjeheni të stresuar, por seksi ju ndihmon t’i riktheni mendimet pozitive. Kurdo që jeni të stresuar apo në ndonjë gjendje tjetër mendore, mund të ktheni mendimet pozitive vetëm duke bërë seks.

Sidoqoftë, nëse mendoni se jeni shumë të stresuar për të bërë seks, atëherë duhet të dini që përqafimi e liron një hormon që e bën trupin tuaj të heq qafe stresin. Ky hormon ndryshe quhet edhe oksitocinë dhe përfshin dopaminën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat