Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë që kur pandemia shpërtheu, diemat për Covid-19 janë ende të shumta. A mund të infektohen njerëzit e vaksinuar, a mund ta transmetojnë ata virusin? Ka ende shumë pikëpyetje për të cilat imunologu Italian jep përgjigje.
Profesor Abrignani, a mundet që dikush që vaksinohet kundër Covid të marrë virusin dhe ta transmetojë?
Duke qenë se rreziku zero në mjekësi nuk ekziston dhe se një variant jashtëzakonisht ngjitës si Delta, po qarkullon, vaksinimi ul në mënyrë dramatike si rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen, ashtu edhe numrin e infeksioneve. Prandaj edhe mundësitë e transmetimit të virusit janë këto: nëse nuk jam pozitiv, nuk mund të infektoj njerëzit e tjerë.
Për cilat përqindje po flasim?
"Në fazat më të rënda të pandemisë, si në Itali ashtu edhe në Britaninë e Madhe kishte një viktimë për çdo 50 të infektuar, tani 6 muaj e gjysmë pas fillimit të fushatës së vaksinimit dhe me një variant që është bërë mbizotërues në Britaninë e Madhe raporti është një vdekje për çdo 500 të infektuar. Dy dozat e vaksinës Pfizer mbrojnë 88% nga sëmundje të rënda dhe vdekjet dhe 65-90%, sipas të dhënave më të fundit britanike, nga rreziku i infektimit dhe kështu transmetimit të infeksionit. Le të mendojmë për një ambient të mbyllur: nëse të pranishmit janë të vaksinuar të gjithë ata infektohen në rastin më të keq 35 nga 100, nëse nuk janë vaksinuar përqindja mund të jetë në 100 përqind. Varianti Delta ka një R0 të vlerësuar prej 5-8, lloji Wuhan kishte një R0 prej 2.5 dhe varianti Alfa është 4-5.
Konspiracionistët thonë se efektet anësore të vaksinave mund të tejkalojnë përfitimet tek të rinjtë. A është e vërtetë?
Jo, është thelbësore që njerëzit nën 40 vjeç të vaksinohen, për arsye të ndryshme: për të mbrojtur veten, të dashurit e tyre dhe për të parandaluar që virusi të vazhdojë të qarkullojë. Në muajin e fundit, mosha mesatare e infeksioneve të reja ishte 27 vjeç. Mos vaksinimi i një pjese të popullsisë, mund të çojë në zhvillimin e varianteve të reja ".
Sa ndikon mosha nën 18 vjeç në kapërcimin e pandemisë?
Në Itali, ka rreth 3 milionë fëmijë mes moshës 12 dhe 17 - tani të vaksinuar me Pfizer. Një rrezik shumë i madh për infeksion. Për më tepër, rreziqet që lidhen me Covid tek fëmijët nuk janë zero. Në shumë familje ka njerëz që, edhe nëse vaksinohen, nuk janë të mbrojtur. Vaksinimi i fëmijëve do të thotë të ulësh në mënyrë drastike shanset që një baba ose gjysh i dobët në shëndet të përfundojë në spital për Covid me një rrezik shumë të lartë të vdekjes.
Përfitimet e vaksinimit i tejkalojnë rreziqet edhe për fëmijët?
"Sigurisht. Të dhënat erdhën nga Izraeli. Asnjë fëmijë nuk ka vdekur nga vaksina Covid ndërsa, siç e shohim për shembull në Indonezi, virusi vret edhe në këto grupmosha. Sipas një analize nga CDC, një milion doza të vaksinës Pfizer, në intervalin 12-29 vjeç, mund të shmangin 23,500 raste të Covid, afërsisht 1,500 shtrime në spital, 211 shtrime në kujdes intensiv dhe 12 vdekje.
A është vaksina arma fituese për të mposhtur virusin?
Po. Mendoni për poliomielitin: sëmundja është çrrënjosur pothuajse në të gjithë botën falë vaksinës. Në nivel global, ne kemi tejkaluar 3.5 miliardë doza të administruara kundër Covid.
*Sergio Abrignani është profesor i plotë i Patologjisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Gjenetikës Molekulare "Romeo dhe Enrica Invernizzi", si dhe anëtar i komitetit tekniko-shkencor për emergjencat.