Megjithëse përdoret gjerësisht në kuzhinë, nuk janë të paktë ata që njohin tiparet e shumta shëruese të panxharit. E gjejmë në sallatat tona kryesisht për shkak të shijes së tij të ëmbël. Ne mund ta përdorim atë për të parandaluar ose trajtuar sëmundje të ndryshme. Për më tepër mund të përdoret në të paktën tre mënyra: i papërpunuar, i gatuar ose në formën e lëngut.
Panxhari: përfitimet që sjell konsumimi i rregullt i tij
Pastron mëlçinë. Panxhari përmban substanca që ndihmojnë në dëbimin e toksinave nga trupi dhe gjithashtu parandalojnë akumulimin e yndyrës. Këto dy karakteristika rekomandojnë përdorimin e tij tek ata që janë në dietë ose që po përpiqen të dobësohen. Ai mund të parandalojë goditje dhe sulme në zemër. Kjo për shkak se lëngu i panxharit ul presionin e gjakut dhe për këtë arsye duhet që të gjithë ta shtojnë në dietën e tyre të përditshme.
Panxhari përmirëson gjendjen shpirtërore. Është i pasur me betaine, një përbërës që rrit çlirimin e hormonit serotonin: me pak fjalë, është i shkëlqyeshëm për t’u ndier më mirë.
Përmirëson sistemin imunitar. I pasur me vitaminë dhe lëndë të ndryshme ushqyese, panxhari forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.
Përmban vitamina dhe hekur. Panxhari është një rezervuar i madh i vitaminës C dhe hekurit, si dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera, si acidi folik, magnezi, fosfori dhe vitamina B6.
Lëngu i panxharit është i mirë për sistemin tretës, sepse përmban karbohidrate lehtësisht të tretshëm; për kolesterolin, sepse ul të keqin dhe ngre nivelin e atij të mirë; për lëkurën: parandalon inflamacionin, puçrrat, dehidratimin, zbokthin.
Një përfitim shumë i rëndësishëm i konsumit të shpeshtë dhe të rregullt të lëngut të panxharit ka të bëjë me parandalimin e kancerit: panxhari përmban betacyanin, një substancë që ndihmon për të parandaluar formimin e neoplazmave.