A e dini se mund të keni probleme me zemrën nga lumturia e tepërt?

Shëndetësia

A e dini se mund të keni probleme me zemrën nga lumturia e tepërt?

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Më parë thuhej se hidhërimi dhe ngjarjet stresuese mund të dobësojnë muskujt e zemrës.

Ndërsa një studim i botuar nga European Heart Journal, thotë se edhe lumturia mund të shkaktojë të njëjtat probleme.

Në të shumtën e rasteve, vdekja e një anëtari të familjes, aksidentet, divorce ose problemet e tjera janë shkaktarët për sëmundjet e zemrës.

Studimi zviceran nga Universiteti i Cyrihut ka gjetur se një numër i konsiderueshëm i pacientëve që vuajnë nga problemet me zemër janë sëmurë si pasojë e ngjarjeve të lumtura si për shembull, ditëlindjet, dasmat apo ndeshjet sportive.

Ekspertët e quajnë këtë, sindroma e zemrës së lumtur, shkruan English-online.

Studiuesit kanë kërkuar që mjekët të jenë të vetëdijshëm dhe t’i trajtojnë pacientët e tyra me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat