Çfarë ndodh pas 48 orëve pasi që keni përjetuar stresin apo traumën!

Shëndetësia

Çfarë ndodh pas 48 orëve pasi që keni përjetuar stresin apo traumën!

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Për shpirtin nuk ka analgjetikë, operacione as transplantime

Gjithmonë mrekullohemi me njerëzit e guximshëm të cilët disi arrijnë të përballojnë çdo gjë – vështirësitë, humbjet, stresin.

Ata janë njerëz shumë të fortë. Të përmbajtur, guximtarë, përballojnë çdo gjë. Shërbejnë si shembull për të tjerët se si të bëhen të fortë.

Veprojnë sikur nuk ndiejnë dhembje ose sikur luftojnë në mënyrë të përsosur me to. Ndërkaq, rrethi thotë: Sa njeri i fortë! I ka ngjarë kjo, ndërkaq ai ende buzëqesh dhe lufton!

Megjithatë, ndonjëherë rrethi nuk vëren asgjë, vetëm për shkak që personi nuk flet për asgjë, vazhdon të jetojë dhe të punojë. Është rrëzuar, është ngritur, ka shkundur pluhurin dhe ka vazhduar tutje.

Çfarë guximi! Edhe ushtarët e plagosur mbledhin forcën që të ngrihen dhe sërish të sulmojnë armikun. Mirëpo, akoma u dhemb… Plagët në shpirt janë më të rrezikshme, ndërsa përgjigjja e trupit do të vijë. Arrin saktësisht pas 48 orëve, transmeton Telegrafi.

Në jetë çdo gjë mund t’ju lëndojë: tradhtia, poshtërimi, çoroditja e ndokujt, humbja e pasurisë, përndjekja, humbja e personit të dashur.

Kur kalojnë saktësisht dy ditë nga kur keni përjetuar stresin, çrregullimi psikosomatik fillon të formohet. Mund të ndodhë që të shfaqet pas një muaji apo një viti, mbase edhe pas dy vjetësh. Mirëpo, formohet gjatë 48 orëve pasi që keni përjetuar lëndimin shpirtëror.

Gjatë kësaj periudhe më së miri është të kërkoni ndihmë, këshillë, ngushëllim, rekomandim, apo vetëm të bisedoni me dikë të afërm lidhur me atë që ju ka ndodhur. Pastaj mund të jetë tepër vonë.

Ndihma e parë edhe shpirtit duhet ofruar sa më parë, posaçërisht kur është fjala për njerëzit e ndjeshëm.

Mbani për dore, bëhuni këmbëngulës. Inkurajoni. Duhet patjetër të jenë të guximshëm, sepse trupi është i vetmi që u është i njëjtë të gjithëve, ndërkaq 48 orët janë koha kyç kur mund të ndërpritet pasoja negative.

Dhe vërtet, mrekulloheni me guximin e tyre! Asgjë nuk dhemb si shpirti dhe është shumë e nevojshme shpirti të shërohet…

Mos lejoni që njerëzve tuaj të dashur t’u prishet shpirti. Madje as kur ju bindin që çdo gjë është në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat