Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme. Të gjithë ekspertët e mirëqënies bien dakord se lëngu i shegës funksionin si nektar për organizmin.
Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.
Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut. Sipas kërkimeve, lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve.
Ata çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik. Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil.
Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E. Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara. Kjo për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.
Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës
Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.
Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru.
Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.
Lëngu i shegës forcon imunitetin
Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar. Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.
Lëngu i shegës kundër plakjes
Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell.
Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.
Lëngu i shegës përmirëson lëkurën
Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë.
Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj. Nëse pini një lëng shege në ditë, do të keni një përmirësim lëkure shumë të dobishëm.
Lëngu i shegës dhe shtatëzania
Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh.
Përfshirë këtu acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë. Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.
Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve
Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.
Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha.