Tymosësit mund të shkaktojnë reaksione alergjike fatale te fëmijët

Shëndetësia

Tymosësit mund të shkaktojnë reaksione alergjike fatale te fëmijët

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:04
Rreziku është real dhe alarmi është shqetësues

Mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e rënda që mund të sjellin tymosësit (vape), duke përfshirë mundësinë e reaksioneve alergjike fatale tek fëmijët, duke u shtuar kështu listës së gjatë të dëmeve shëndetësore që lidhen me këto pajisje.

Edhe pse shitja e cigareve elektronike është e ndaluar për ata nën moshën 18 vjeç, një në katër fëmijë ka provuar tymosës (vape) ndërsa një në dhjetë e përdor rregullisht atë, sipas statistikave më të fundit britanike.

Tani, ka shqetësime se tymosësit me shije, të cilat mund të përmbajnë përbërës alergjenë si arra, qumësht ose gluten, po i çojnë fëmijët në spitale.

Për të ilustruar rrezikun, të dhënat e NHS tregojnë një rritje alarmante prej 733% të të rinjve që janë hospitalizuar pas përdorimit të cigareve elektronike që nga viti 2020, me disa pacientë që janë aq të rinj sa katër vjeç.

Ekspertët sipas Daily Mail, thonë se rreziku i një reaksioni alergjik është veçanërisht i lartë në shijet që imitojnë ushqime ose ëmbëlsira të njohura, të cilat janë jashtëzakonisht popullore te fëmijët.

Një organizatë bamirësie e alergjive tani po kërkon që prodhuesit e tymosësve të vendosin paralajmërime për alergjenët në produktet e tyre.

Për fat të keq, pasi pajisjet vape, nuk klasifikohen si “ushqim ose pije”, nuk ka kërkesa ligjore për ta bërë këtë.

Rreziku është real dhe alarmi është shqetësues: Fëmijët janë të ekspozuar ndaj një rreziku të papritur dhe potencialisht fatal përmes përdorimit të vapeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat