Panxhari i kuq është kryefjala e lajmeve për ushqimet më të mira për shëndetin e njeriut. Ai është plot antioksidantë, vitamina dhe minerale por edhe shije dhe aromë.
Panxhari besohet të jetë kultivuar për herë të parë në Mesdhe diku rreth vitit 2,000 para Krishtit. Në lashtësi, zhardhoku i kuq është përdorur jo vetëm për ushqim por edhe në mjekësinë popullore, sidomos kundër dhimbjeve të kokës dhe të dhëmbit.
Substanca që i jep panxharit ngjyrën karakteristike të kuqe të thellë është i rëndësishëm kundër toksinave.
Kjo është arsyeja përse panxhari i kuq është i pazëvendësueshëm në përpjekjet e njeriut për të pastruar organizmin nga toksinat e dëmshme.
Panxhari, me gjithë gjethet e tij, është një burim i shkëlqyer i folatit, vitaminave A, C dhe K, manganit, bakrit dhe kaliumit.
Studimet shpjegojnë se ekstraktet e panxharit të kuq kanë aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit të plotë dhe të triglicerideve.
Sipas studimeve, këto ekstrakte në të njëjtën kohë kanë aftësinë të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.
Ekspertët thonë se kjo aftësi mund t’i atribuohet fibrës që gjendet tek panxhari dhe antioksidantëve të cilët ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.
Ky i fundit është përgjegjës për shfaqjen e shumë sëmundjeve serioze që i kanosen zemrës. Një filxhan çaji me copa panxhari ofron 3.8 gramë fibër ose 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.
Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
Sipas të dhënave, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.
Përveç panxharit të kuq, ushqime të tjera me aftësi të mëdha në uljen e kolesterolit të keq janë:
Arrat
Tërshëra
Spinaqi
Kakaoja
Hudhra
Farat e linit
Avokado
Vaji i ullirit ekstra i virgjër.
Të dy këto të fundit, pra vaji i ullirit dhe avokado ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura që parandalojnë aterosklerozën dhe ulin nivelet e kolesterolit.