Vetitë e mira të misrit

Shëndetësia

Vetitë e mira të misrit

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Misri është një drith shumë i shëndetshëm dhe përdoret në mënyra të ndryshme. Ajo që sugjerohet është që kallinjtë e misrit të mblidhen në muajt korrik-gusht.

Farat e kallinjve në këtë kohë janë vërtetë fantastike, por kujdesi më i veçantë i duhet kushtuar thekëve të misrit, të cilat kanë vlera të mëdha diuretike dhe dizinfektuese për rrugët urinare.

Grijeni hollë dhe përzieni me domate apo rukola, ose të përgatisni me to çaj diuretik dhe dizinfektant, e po ashtu ai është shumë i përdorur edhe në zooteknikë. Nga kokrrat e misrit nxirret një vaj bimor me cilësi të jashtëzakonshme ushqyese.

Nëse kokrrat e misrit skuqen me vaj ulliri mund të shijojmë kokoshka (‘pop-corn’), një ushqim i shëndetshëm për fëmijët pa oreks, pasi përbëjnë një burim të mirë amidoni. Me miellin e misrit mund të përgatisim kaçamak të shijshëm dhe bukë pa gluten. Por edhe mustaqet e misrit njihen si fitoterapi për shërimin e sëmundjeve urinare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat