Pamjet e pazakonta të publikuara më poshtë, shfaqin momentin kur një asteroid përplaset me atmosferën e Tokës mbi Siberi.
Asteroidi i quajtur COWECP5 u shfaq gjatë natës, pasi NASA e kishte detektuar në sistem dhe kishte alarmuar për shpërthimin e tij.
Banorët e asaj zonë kanë postuar në rrjetet sociale atë që dukej si shpërthim i asteroidit në qiell – duke u shndërruar një “top i zjarrtë” para se të zhdukej.
Ekipet emergjente në Yakutia njoftuan se autoritetet ishin në gjendje gatishmërie para se asteroidi të afrohej, por konstatuan pak para shpërthimit se nuk do të shkaktojë dëme.
Një teleskop i financuar nga NASA në Arizona e identifikoi asteroidin rreth shtatë orë para përplasjes, duke zbuluar se ai kishte një diametër rreth 27 inç.