Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.
75-vjeçari ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur.
Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit.
Pasi ka dalë nga uji 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.
“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht i moshuari në deklaratën paraprake.
Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy efektivët, 75-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fund, 75-vjeçari ka falënderuar edhe efektivët që e shpëtuan.
Shkodër
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.
Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.