Shkaku i borxhit, bllokohet llogaria bankare e NQP-Shkupi

Shkupi

Shkaku i borxhit, bllokohet llogaria bankare e NQP-Shkupi

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 14:14
Ilustim

Llogaria bankare e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik është bllokuar, ka konfirmuar drejtori i kompanisë, Dragi Kushovski.

Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Kushovski tha se llogaria është bllokuar prej ditësh për shkak të borxhit ndaj kompanisë furnizuese të naftës.

Ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa ishte borxhi.

Ai ka theksuar se në mënyrë aktive po punohet për zhbllokimin e llogarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat