Shkupi përmes ITSHKSH-së rikthen lavdinë e Pjetër Bogdanit dhe Ibrahim Rugovës

Shkupi

Shkupi përmes ITSHKSH-së rikthen lavdinë e Pjetër Bogdanit dhe Ibrahim Rugovës

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Me vendosjen e luleleve para shtatotes së Pjetër Bogdanit, dje në Shkup, në bashkëpunim me Redaksinë e Botimeve “Drita” nga Prishtina filloi simbolikisht  manifestimi tradicional kulturor-shkencor, i treti me radhë,   “Ditët e Bogdanit”, i cili vazhdoi pastaj me tryezën shkencore, me studiues pjesëmarrës nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi. I pranishëm në këtë ceronomi, ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Tryeza shkencore që u mbajt në ITSHKSH pati temë qendrore “, Personaliteti i Ibrahim Rugovës nga studiuesi i letërsisë tek burrështetasi vizionar”, kurse drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, në fjalën e tij përshendetëse potencoi rlolin e Rugovës në procesin e shtendërtimit të Kosovës, duke udhëhequr një poliitkë të matur e vizionare, duke qenë gjithmonë i koordonuar e alesatin kryesor të shqiptarëve  – SHBA-të. Ai me këtë rast veçoi edhe një detaj që ndërlidhet me ndërtesëln ku sot ndodhet ITSHKSH, e cila dikur ishte Ambasada amerkikane, ku, isç tha drejtori Asani, Rugova dhe elita kosovare vinin në kosultime parapraprake para vendimeve vendimtare.

Në hapje të debtatit shkencor mbi Rugovën, dje i pranishëmishte edhe zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili pasi inkurajoi punën që po bën ITSHKSH në ndriçimin e shumë figurave e proceseve, foli edhe për personalitetin e Ibrahim Rugovës, duke veçuar disa atribute që ai i posedonte, sinë planin krijues-intelektual, ashtu edhe në atë politik e kombëtar.

Në emër të misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Agim Krasniqi, konsull i Republikës së Kosovës në Strugë, i cili pati një qasjeretroskeptive mbi aktivitete e Rugovës në fillim të vitevenëntëdhejtë dhe roli i tij i hehtur në përgatitjen e rezistencës sëarmatosur në Kosovë që pasoi në fund të viteve nëntëdhjetë.

Si mik i ngushtë i Presidentit Rugova dhe si përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, foli për disa aspektetë portretit krijues, intelektual e politik të Rugovës, duke veçuarme këtë rast maturinë dhe largapmësinë e tij si dy komponenteqë e karakterizonin personalitetin tij.

Me një temë specifike e titulluar “Rreth një vështrimi analitik e tipologjik të veprës së Pjetër Bogdanit në gjurmimet e Ibrahim Rugovës”, kishte ardhur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, prof.dr. Evalda PACI, e cila përms një qasjejeanalitike shtjelloi metodologjinë dhe përkushtimin e Rugovësndaj autorëve të vjetër shqiptarë, duke u thelluar më tepër tekkimpleksiteti i veprës së Pjetër Bogdanit, si një paradigmë e studimeve të tij bogdaniane.

Njëri prej bashkëpunëtorëve dhe miqëve më to afërt të PresidetitRugova ishte edhe prof. dr. Milazim KRASNIQI, i cili nëtryezën shkencore u paraqit me kumtesën me titull: “Konfliktetndërmjet shkrimtarëve stimuluan zhbërjen e RFSJ-së  (Cili ishtendikimi i Ibrahim Rugovës dhe SHSHK në ato zhvillime?)”, me ç’rast ndër të tjera nënvizoi se barraka ku e filloi punën Ibrahim Rugova si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (dhe unë si sekretar i saj) ishte jo vetëm e papërshtatshme për punë normale, po ishte edhe e ekspozuar ndaj survejimeve e provokimeve. Kushdo që e dinte këtë fillim të çuditshëm të karrierës publike e politike të Ibrahim Rugovës më 16 shkurt të vitit 1988, kishte të drejtë të çuditej kur do ta shihte Rugovën në vitin 1998 si mysafir në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Ama, për të mbërritur nga ajo barrakë e mjerë në Shtëpinë e Bardhë dhe në nivelet e larta të politikës si president i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi nëpër një rrugë të vështirë në vitet 1988-1999”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq Zef (Ahmeti) NOKA, duke folur (përms njëvideoparaqitjeje nga Zvicra) për personalitetin e Rugovës, e shikoi këtë nën prizmin e temës që kishte zgjedhur për ta trajtuar: “Roli i Rugovës në procesin e kthesave historike”, duke veçuar me këtë rast dy aspekte të qasjes: Strategjia e veprimitdhe Lidershipi i Rugovës. Duke folur për mendimit politik tëRugovës, Zef Ahmeti veçoi katër rrathë të cilët i mirte parasyshRugova: Rrethi i parë, që përfshinë jetën politike te shqiptarët. – Diskursi politik brenda shqiptar,  rrethi i dytë, përfshin ngjarjetpërbrenda procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë – por edhe atoqë lidheshin me rajonin, Ballkanin – pra diskursi politik rajonal e ballkanik, rrethi i tretë përbëhet nga njohjet, marrja parasysh e ngjarjeve dhe ecurive politike të kohës në Evropë – diskursitpolitik evropian dhe rrethi i katërt, do përfshijë raportet e fuqivenë rrafshin evropian e botërorë, përkatësisht diskursin politikglobal.

Jusuf Buxhovi, ndonëse nuk ishte i pranishëm fizikisht në këtëtryezë shkencore, ai e kishte dërguar kumtesën e tij me titull:“Ibrahim Rugova midis realitetit dhe ikonës”, në të cilën, në mestjerash, shprehet se Historia nuk do të ishte histori po qe se nukdo t’i kishte aktorët e saj të përhershëm, të cilët, megjithatë, nëtë mbesin të prekshëm. I tillë shfaqet edhe dr. Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhendër më të fuqishmet mbi bazat institucionale dhe më vonë edhepresident i parë i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira të mbajturanë vitin 1992. President i Kosovës do të zgjidhet edhe në vitin1989. Edhe në rrethanat e protektoratit ndërkombëtar, në vitin2001 dhe 2004 Rugova do të zgjidhet president i Kosovës. Nuk do të arrijë 17 shkurtin, por askush nuk mund t’ia marrë tëdrejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e tëmerituarve të pavarësisë së saj”, nënvizon Buxhovi.

Shkrimtari Sabit Rrustemi në kumtesën e tij me titull: “Momentetë ndryshme në kohë të ndryshme me Rugovën”, ve[oi nj; detajnga f;mij;ria e hershme e tij. “Parase të njihem me Ibrahim Rugovën, jam njohur me veprën e tij, qysh si nxënës i klasës sëtetë, në vitin shkollor 1973. Ishte vepra e parë e tij, “PREKJE LIRIKE”, të cilën e mora për lexim në bibliotekën e fshatitZhegër, që atëherë  e frekuentoja gati në çdo tri-katër ditë”, thaRrustemi..

Ndërkaq poeti Ndue UKAJ foli për “Mësimet e Rugovës”, duke theksuar me këtë rast se  Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale, me vepra përfaqësuese e identifikuese, dhe një trashëgimi politike, me rezultate tëpapërsëritshme e monumentale.

Studiuesi I letrësisë dhe përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vatikan, Vehbi MIFTARI, në kumtesën e tij foli për“Tri liritë e Ibrahim Rugovës”, duke analizuar me këtë rast kompleksitetin e figurës së  Rugovës brenda formatit të studiuesit, inelektualit dhe politikanit.

“Si e njoha Ibrahim Rugovën?”, ishte kumtesa efundit e Emin Azemit ku në mënyrë kronologjike u rrëfyen njohjet personale dhe të drejtpërdrejta të tij me Rugovën para se të përfshihej në polikikë, konkretisht në harkun kohor të viteve 1983-87, vite këto të cilat kishin qenë mjaft produktive për atmosferën kulturore e letrare të Kosovës, ku roli i Rugovës kishte qenë i pashmangshëm.

Pas përfundimit të punimeve të tryehzës shkncore, u promovua edhe nr. 39 i revistës së specializuar SCUPI, e cila këtë numër ia kushton Imzot Lazër Mjeda dhe Shkupi i kohës së tij, një përmbledhje punimesh shkencore nga tryeza e vitti të kaluar ku tzemë qendrore ishte veprimtaria atdhetare e fetare e Imzot Lazër Mjedës. Për këtë numër të “Scupit” foli Don Fatmir Koliqi, në cilësinë e bashkërendeuesit  dhe anëtarit të redaksisë së kësaj reviste si dhe Emin Azemi kryeredaktor i këtij edicioni të revistës “Scupi”.

“Ditët e Bogdanit” vazhdojnë sot (ora 19) në Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, me një program artistik  tematik kushtuar personalitetit të Presidentit Rugova, ku do të jetë edhe një Lectio Magistralis nga Prof. Anton Berishaj me titull: “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja europiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat