Këshilli Gjyqësor: Nuk ka pasur bastisje në hapësirat tona, bashkëpunojmë me Prokurorinë

Shkupi

Këshilli Gjyqësor: Nuk ka pasur bastisje në hapësirat tona, bashkëpunojmë me Prokurorinë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Këshilli Gjyqësor në RMV

Këshilli Gjyqësor në RMV mohon se është kryer bastisje në objektet e tyre, duke theksuar se kanë vepruar sipas kërkesave me shkrim të Prokurorisë Themelore Shkup.

Këshilli thekson se nuk është lëshuar asnjë urdhër bastisjeje dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet kompetente, të udhëhequr nga parimet e një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe transparent.

Siç është konfirmuar edhe më herët nga Prokuroria, zyrtarët policorë dje hynë në Këshillin Gjyqësor për të siguruar procesverbalin lidhur me dyshimet për një vepër të mundshme penale lidhur me mandatin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila dha dorëheqje më 2 dhjetor. Nga Ministria e Brendshme thonë se po kryhet parahetim.

Nga MPB më herët konfirmuan se kanë kryer basjtisje në hapësirat e Këshillit Gjyqësor, nga ku kanë marrë procesverbalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat