Një i ri 23-vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi gjatë ditës së djeshme ra nga një objekt në ndërtim e sipër në rajonin e Bit pazarit.
Sipas raportimit në MPB, i riu kishte shkuar në objekt për t’i çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit.
“Me datë 12.12.2024, në ora 10:50 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohri” në Shkup është njoftuar se me lëndime të rënda trupore është tek ata është dërguar M.O. (23) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20:20″.
“Sipas njoftimit, ai mori lëndime ra nga një objekt në ndërtim në rajonin e Bit Pazarit, ku po çonte ushqim babait të tij, i cili po punonte në objekt”, thonë nga MPB, duke shtuar se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa për ngjarjen është informuar Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.