Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 11 viteve

Shkupi

Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej 11 viteve

Më: 27 janar 2025 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (26.01.2025) rreth orës 22.30 në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në SPB Manastir, e kanë privuar nga liria M.K (24).

Siç njoftojnë nga MPB, ai kërkohej me nëntë fletarrest qendror nga burgu Idrizovë, Burgu i Shkupit dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 11 vite e tre muaj.

“Gjatë arrestimit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

M.K është dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedura të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat