Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave

Shkupi

Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:53
Fotoilustrim

Bashkia e Shkupit njofton se më 5 shtator (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave në zonën e Bashkisë së Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të kryhet dezinsektimi, ai do të bëhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

"Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme.

Për të mbrojtur bletët në kohën e duhur", thonë nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat