“Faleminderit për mbështetjen”/ Rama ironizon me shifra sondazhin e publikuar nga Basha si kryeministri më i mirë

Shqipëria

“Faleminderit për mbështetjen”/ Rama ironizon me shifra sondazhin e publikuar nga Basha si kryeministri më i mirë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:45
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Pas një sondazhi që publikoi kryedemokrati Lulzim Basha në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ ku thuhej se qytetarët kishin votuar që pas 25 prillit të ishte ai kryeministri i vendit, vjen një reagim plot ironi nga Edi Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shpërndarë një foto nga statusi i Bashës.

Në të thuhet se 53.2% kanë votuar për liderin e opozitës si kryeministri më i mirë.

Në linjën e ironisë, Rama kapet me shifrat, duke kujtuar dhe një lapsus të kryetarit të PD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat