Dita e hënë do të jetë plot diell në të gjithë Shqipërinë.
Pas ditëve të acarta, duket se temperaturat janë rritur në të gjithë vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të hënën.
Reshjet
Ditën e hënë nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: 0 / 12 °C
Era
Të hënën era pritet të fryjë e lehtë.