Elsa Bita, një qytetarë nga Divjaka ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë dhe ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit Divjakë.
Sipas saj, Altin Shehu e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral ditën e sotme në Divjakë.
"S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë.
Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku.."
Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kandidati për deputet i opozitës në këtë zonë Saimir Korreshi i cili ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave të shtetit dhe arrestimin e përgjigjësve të kësaj ngjarje të rëndë.