Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Francesko Becchettin, ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Francesko Becchettin, ja për çfarë akuzohet

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:38
Francesko Becchetti

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zyrtarisht 20 vjet burg për Francesko Becchettin.

Becchetti vetë akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si edhe për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave.

Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzis.

Ky i fundit, veç të tjerash, akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, mospagim taksash, si edhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat janë zyrtarizuar nga Prokurori. Ndërkohë, biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat