Prokuroria kërkon arrest me burg për Refael Genish, shtetasin izraelit të akuzuar si organizatori i skemës së mashtrimit kompjuterik përmes call center.
Në Tiranë ishte ngritur subjekti tregtar “RG Capital" i cili funksiononte si bursë (forex).
Punonjësit kontaktonin shtetas të huaj dhe më pas i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër.
Me Genish u arrestuan më 24 dhjetor 2021 edhe 34 persona të tjerë si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas. Operacioni u kodua “Genish”.
"Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës" tha Drejtori i policisë Kriminale Tonin Vocaj në konferencën për median më 24 dhjetor 2021. Skema e mashtrimit u zbulua pas disa muajsh hetime.