Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e "5 Majit" për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit.
Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.
Nga pamjet e drejtpërdrejta shihet se një zonjë ndodhet brenda banesës e cila është parashikuar për tu shembur dhe nuk pranon të dalë jashtë. Pavarësisht se policia ka rrethuar shtëpinë dhe po negocion me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të liroj banesën.
Forcat e policisë kanë shoqëruar një operator të televizionit Fax i cili po filmonte.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë.