Zhduket 13 vjeçari në Tiranë/ E ema ngre alarmin

Shqipëria

Zhduket 13 vjeçari në Tiranë/ E ema ngre alarmin

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një grua në Tiranë ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 13 vjeç.

Në denoncimin e saj në polici, 38 vjeçarja ka deklaruar se i biri është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat