“Turizmi fetar zhvillon zonën”/ Kryebashkiakja e Kurbinit: Janë hapur shumë bujtina dhe njësi agroturizmi

Shqipëria

“Turizmi fetar zhvillon zonën”/ Kryebashkiakja e Kurbinit: Janë hapur shumë bujtina dhe njësi agroturizmi

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:42
Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara

Festa dhe Kisha e Shna Ndout po ndikon edhe në ekonominë lokale të zonës në Laç e Kurbin.

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara tha për “Special Report” në ABC News, se vizitorët e shumtë kanë bërë që ekonomia të ketë lëvizje.

Sipas Carës, numri i madh i vizitorëve dhe pelegrinëve për ritualet në Kishën e Shna Ndout, ka bërë që të zhvillohen në zonat përreth, infrastruktura dhe struktura të reja agroturistike.

“Është një festë e madhe për Kurbinin. Për ne, si pushtet vendor, duhet të ketë masa të shtuara për shkak të pelegrinazhit që vjen. Sot është festa e Shna Ndout, 13 qershor dhe kishën e vizitojnë mijëra pelegrinë. Kjo ndikon edhe në ekonominë e qytetit. Hyrja e këtyre njerëzve, në qytet konsumohet diçka. Edhe qyteti i Laçit, shpeshherë njihet si Laçi i Shna Ndout. Besoj se kisha, ai kult atje në kodër, edhe ne si banorë, themi, jemi nën hijen e Zotit. Kurbini, pelegrinët e vizitojnë çdo të martë, po kthehet pelegrinazh në çdo ditë të vitit në qytet. Sot në festën e 13, qytetarët laçianë lirojnë hapësirën për pelegrinët që vcijnë nga vende të ndryshme. Natyra që ofron Kurbini është e jashtëzakonshme. Përveçse kemi turizmin fetar, në Kurbin është laguna e Patokut, që vizitohen nga turistë. Krahas lagunës së Patokut, vizitojnë edhe fshatrat e Malësisë së Kurbinit”, theksoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat