Plagosi tre persona/ Policia operacion në një hotel në Kukës, arrestohet një person i shpallur në kërkim! Momenti kur 32-vjeçari vihet në pranga

Shqipëria

Plagosi tre persona/ Policia operacion në një hotel në Kukës, arrestohet një person i shpallur në kërkim! Momenti kur 32-vjeçari vihet në pranga

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Një person i shpallur në kërkim për një plagosje të trefishtë në Tiranë është arrestuar në një hotel në Kukës.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Oda” u vu në pranga 32-vjeçari, me iniciale E.E., i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat