Salianji në burgun e Fierit, Luan Baçi: PD do të jetë në krah të tij gjithmonë

Shqipëria

Salianji në burgun e Fierit, Luan Baçi: PD do të jetë në krah të tij gjithmonë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:22
Salianji në burgun e Fierit, Luan Baçi: PD do të jetë në krah të tij gjithmonë

Deputeti Luan Baçi ka deklaruar nga jashtë ambienteve të burgut të fierit se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të Ervin Salianjit.

Ky i fundit i është drejtuar burgut të Fierit pasi më herë u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.

Baçi u shpreh për mediat se kushdo nga deputetët mund të ishte në pozitën aktuale të Salianjit.

Ndërsa theksoi mbështetjen e strukturave të demokratëve të Fierit për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat