Dënimi i Salianjit, Tabaku komenton protestën e thirrur me 6 tetor: Ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Dënimi i Salianjit, Tabaku komenton protestën e thirrur me 6 tetor: Ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 22:30
Deputetja demokrate Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një program televiziv ka komentuar burgosjen e ligjvënësit Ervin Salianji, të cilin Gjykata e Apelit e ka dënuar me një vit burg.

Tabaku tha se kolegu i saj demokrat zgjodhi që të përballet, ndërkohë që në rastin e Olta Xhaçkës deputetët socialistë zgjodhën ta mbrojnë, duke mos respektuar as vendimin e Kushtetueses.

“Ai zgjodhi të mos kishte mbrojtje politike. Në këtë proces nuk ka qenë normale, patëm një mbledhje dhe një koleg iu drejtua burgut vetëm se kishte bërë një denoncim. Në këtë proces ka një pikëpyyetje të madhe. Atë që PS i ofroi Xhackës për herë të tretë, Salianji vendosi të vazhdonte vetë dhe përballej. Ka qenë një ditë që askush nga politika nuk është kënaqur”, tha Tabaku.

Ajo komentoi dhe protestën e thirrur më 6 tetor nga opozita, duke thënë se është një mënyrë për të kanalizuar çështjet politike.

“Ka pasur mendime të shumta, është duke u diskutuar. Është një mënyrë për të kanalizuar çështjet politike në një protestë që tregon revoltën dhe mllefin që kanë qytetarët”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat