Burgosja e Salianjit, PD bën lëvizjen e menjëherëshme, ja kur pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar

Shqipëria

Burgosja e Salianjit, PD bën lëvizjen e menjëherëshme, ja kur pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme, në orën 18:00, një mbledhje të Këshillit Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në Parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.

Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për sulm të hapur ndaj opozitës.

Për këtë mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Nga kjo mbledhje u shpall data 6 Tetor si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat