Alex Soros publikon foton me kryeministrin Rama dhe bashkëshorten e tij: E mrekullueshme që takohemi sërish

Shqipëria

Alex Soros publikon foton me kryeministrin Rama dhe bashkëshorten e tij: E mrekullueshme që takohemi sërish

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:18
Foto nga takimi

Gjatë vizitës në New York, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Ka qenë Alex Soros, i cili ka publikuar foton në rrjetet sociale.

“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.

Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat