Pas burgosjes së Salianjit, Baçi: Një nga opsionet është ngujimi i deputetëve në Kuvend

Shqipëria

Pas burgosjes së Salianjit, Baçi: Një nga opsionet është ngujimi i deputetëve në Kuvend

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:57
Luan Baçi

Deputeti demokrat Luan Baçi nga rubrika “Opinion” në Neës24 tha se një nga opsionet që deputetët e PD mund të përdorin është ngujimi afatgjatë në Parlament.

Baçi tha se janë disa opsione që po diskutohen dhe do të diskutohen, por nuk përjashtohet as ai i ngujimit në Kuvend.

“Sot është mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, nesër do të mblidhet Grupi Parlamentar, ku do të merret edhe një vendim lidhur me seancën.

Kjo që ndodhi me Ervin Salianjin është shkelje e vijës së kuqe nga mazhoranca e Edi Ramës dhe natyrisht që reagimi opozitar do të jetë i fortë. Do të jenë forumet e PD që do të miratojnë atë se çfarë do të bëjnë jo vetëm deputetët, por edhe populli opozitar”, tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat