Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë, ja çfarë dyshohet se shkaktoi flakët

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri një banesë në Korçë, ja çfarë dyshohet se shkaktoi flakët

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës, duke vënë në rrezik edhe një banesë aty pranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet e ditur se banesa është e pabanuar, por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë.

Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat