Përfshihet nga flakët një banesë për të disatën herë në Korçë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë për të disatën herë në Korçë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët për të disatën herë në lagjen nr 3, në Korçë.

Mësohet se 3 mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët zjarrit. dyshohet se banesa është e braktisur dhe përdorej si strehë për endacakët.

Nga zjarri rrezikohej një banesë ngjitur me godinën e braktisur ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarrin.

Momentalisht zjarri është neutralizuar ndërsa pritet fikja totale e tij. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të hetuar lidhur me shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat