Moti i keq/ Probleme me energjinë në Fier, përmbytje në Lushnje

Shqipëria

Moti i keq/ Probleme me energjinë në Fier, përmbytje në Lushnje

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka përfshirë qarkun e Fierit, ndërsa në orët e pasdites ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike, por edhe përsa i takon përmbytjeve.

Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se si pasojë e erës së fortë  ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë , Frakull dhe Mbrostar.

Ndërkohë nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, por situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Por moti i keq ka shkaktuar probleme me përmbytjet në disa rrugë në qytetin e Lushnjes. Dhjetëra automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa akse si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera.

Mbrëmja e sotme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytetin e Lushnjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat