Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në Neës24, tha se nuk mund të konsiderohet platformë kriminale SKY ECC sepse janë zbuluar disa biseda.
Beçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet nëse këto përgjigje janë apo jo në përputhje me Kushtetutën shqiptare.
“Mjeti për kërkimin e provës duhet të shoqërohet me prova të tjera, ccka do të thotë se mjeti i provës nuk ka pse të ketë një rol kaq të rëndësishëm. SPAK a i ka kryqëzuar përgjimet me prova konkrete, apo i ka njerëzit në burg vetëm me këto përgjime, që konsiderohen si mjete për kërkimin e provës”, tha Beçi.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet a përputhen këto përgjime me ligjet shqiptare apo jo, por ato s’mund të përdoren si mjeti për të ccuar në burg dhe dënuar individët vetëm duke u bazuar te këto përgjime.
‘Kodi i Proçedurës Penale merr në mbrojtje individin përballë shtetit”, tha Beçi.
Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda tha se ky është thelbi i Kodit të Proçedurës Penale për të mbrojtur individin që mund të jetë edhe kriminel, përballë represionit që mund të ushtrohet ndaj tij.